Ph.D. OLTSEN GRIPSHI

HISTORIAE NOVELËS GRAFIKE SHQIPTARE

FJALOTH

Cliché – është një term, i cili rrjedh nga gjuha frënge dhe ka të njejtin kuptim me termin stereotip që rrjedh nga greqishtja e lashtë me tok fjalshin stereos-i ashpër, i ngurtë dhe typos-gjurmë, imazh, që do të thotë “imazh i ngurtë”. Cliché në fillim ishte një term onomatopeik që rrodhi nga tingulli i prodhuar gjatë procesit të stereotipizimit, kur matrica godiste metalin e shkrirë për të krijuar një formë të caktuar në seri. Me kalimin e kohës ajo u bë një metaforë për çdo grup idesh të përsëritura në mënyrë identike, në masë, me disa ndryshime të vogla.

Comic strip – është një sekuencë vizatimesh, shpesh vizatimore, të rregulluara në panele të ndërlidhura për të shfaqur humor të shkurtër ose për të ilustruar një tregim nëpërmjet imazheve në seri, ku ndërthuret teksti me imazhin në onomatope, balona dhe titra. Shiritat e parë komikë në faqet gazetave u shfaqën në Amerikën e Veriut në fund të shekullit të XIX-të me ilustrimin e personazhit Yellow Kid. Ky format i novelës grafike është botuar tradicionalisht gjatë shekullit të XX-të dhe në shekullin XXI-të në gazeta dhe revista, me shirita horizontalë në shtypin e përditshëm bardh e zi. Ndërsa në gazetat e së dielës këtij zhanri artistik dhe mbi të gjitha këtij formati “strip” i është dhënë më tepër hapësirë, me sekuenca më të gjata në rubrikën kushtuar humorit dhe komikës me ngjyra. Me zbulimin e internetit dhe përparimin e teknologjisë, comic strips filluan të shfaqen si webcomics.

Eposi i Kreshnikëve është një cikël këngësh legjendare të shoqëruara me instrumentin më të lashtë muzikor shqiptar lahutën, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Këto këngë janë kënduar kahershëm në të gjithë veriun e Shqipërisë. Në gjuhën shkencore dhe zyrtare këto këngë njihen me emrin Eposi i Kreshnikëve ose cikli i Mujit dhe i Halilit. Ndërsa në gjuhën e përditshme të krahinave të ndryshme të veriut ata njihen me disa emërtesa si këngë kreshnikësh, këngë të Mujit e të Halilit, këngë të moçme trimash, këngë lahute etj. Ndër këngët më të bukura të Eposit të Kreshnikëve janë: “Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesa e Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin” dhe “Orët e Bjeshkës”. Ky epos, nuk është vetëm një relikt që identifikon trashëgimin jo material të kombit shqiptar dhe me vlera të jashtëzakoshme artistike etno- kulturor, por kryesisht mbi të gjitha për atë që përfaqëson, duke iu referuar rezistencës shekullore në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit njerëzor.

Fiction – është një term, i cili rrjedh nga gjuha latine me fjalën fictio që do të thotë “trillim”, por sot i përket një fjale në gjuhën angleze që i referohet çdo vepre krijuese, kryesisht çdo vepre narrative, që portretizon njerëz, ngjarje ose vende në mënyra imagjinare që nuk mbështeten domosdoshmërisht në histori ose fakte reale. Në përdorimin e tij më të ngushtë, trillimi përdoret përgjithësisht për tregimet e shkruara në prozë, romanet dhe novelat grafike. Megjithatë, trillimi ka arritur të përfshijë më gjerësisht narrativa imagjinare të shprehura në çdo medium, duke përfshirë jo vetëm shkrimet, por edhe shfaqjet teatrale të drejtpërdrejta, filmat, programet televizive, dramat radiofonike, novelat grafike, lojërat me role dhe videolojërat.

Fotograma – është gjurma e një imazhi të vetëm mbi filmin e një filmi kinematografik. Në filmin kinematografik, imazhet shtypen në sekuencë të cilat kur shfaqen me shpejtësi të 16 fotograma për sekondë i japin shikuesit përshtypjen e një lëvizjeje të vazhdueshme dhe jo të një sekuence imazhesh të palëvizshme. Me teknologjinë e përparuar shpejtësia standarde e projeksionit (frekuenca) e një filmi kinematografik është 24 fotograma për sekondë.

Jugosllavija (Југославија[sr]) u krijua për herë të parë në vitin 1918, por që ndër vite do të pësonte ndryshime në emërtimin e saj si: fillimisht me statusin e Mbretërisë Serbe-Kroato- Sllovene. Në vitin 1929 ajo u emërtua si Mbretëria e Jugosllavisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit dhe në vitin 1943 partizanët komunistë e quajtën atë Federatën e Jugosllavisë Demokratike, duke e ndryshuar përsëri emrin në vitin 1945 si Republika Popullore e Federatës Jugosllave. Ndërsa në vitin 1963 Josip Tito ndryshoi emrin kushtetues në Republika Socialiste e Federatës Jugosllave. Shpërbërja e Jugosllavisë nisi në vitin 1991, nga e cila u shkëputën Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia në 1991, Bosnja dhe Hercegovina në 1992, Serbia dhe Mali i Zi në 2006 dhe Kosova në 2008, që simolizon “fundin e Jugosllavisë”.

Lufta Nacionalçlirimtare ose siç njihet ndryshe Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) u themelua nga një grup patriotësh komunistë shqiptar më 16 shtator të vitit 1942, në fshatin Pezë midis Durrësit dhe Tiranës. Kjo lëvizje e komunistëve shqiptar e mbajtur në Pezë u njoh si Konferenca e Pezës, që kishte për qëllim mbrojtjen e Shqipërisë nga pushimi  nazifashist  gjatë Luftës së  Dytë  Botërore  dhe  u udhëhoq  nga Enver Hoxha.

Konferenca themeloi brenda vetes Këshillin e Përgjithshëm, i cili përbëhej nga 10 anëtar, ndër to: Mustafa Gjinishi, Enver Hoxha, Abaz Kupi, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Spiro Moisiu, Ymer Dishnica, Mehdi Frashëri etj, ku ky i fundit u emërua si president nderi i konferencës, nga ku më pas ky fakt me themelimin e qeverisë së parë pas lufte me Enver Hoxhën në krye do të mohoej gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Monokrom – është një term që rrejdh nga greqishtja e lashtë me fjalën μονόχρωμος[grc]- monochromes që do të thotë njëngjyrësh.

Silhouette-Siluetë – është një term, që rrjedh nga gjuha frënge. Termi lindi në Francë, në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të, për të treguar një teknikë në realizimin e portretit, duke riprodhuar vetëm konturet e fytyrës, si një hije, e quajtur profil apo silhouette-siluetë. Ky përkufizim i referohet ministrit të financave gjatë mbretërimit të Luigjit XV-të të Francës, Étienne de Silhouette, i cili u bë proverbial për politikën e tij thelbësore administrative të karakterizuar nga maturia ekstreme dhe për shkurtimet e bëra edhe në shpenzimet e mbretit. Ky term u përvetësua tërësisht nga artet pamore, I cili ka të bëjë me krijimin e një imazhi apo një objekti vetëm me linjat e hijes së tij, ku nuk ka as dritëhije e as vëllime. Periudha më e artë për përdorimin e teknikës së siluetës ishte mesi i shekullit të XVIII-të. Artistët vendosnin subjektin e tyre prapa një cope të bardhë, ku hija (silueta) e tij ishte projektuar në murë falë dritës që vinte nga jasht nëpërmjet dritares. Artisti vizatonin konturet e subjektit dhe më pas e mbushinin atë tërësisht me një hije të sheshtë, duke zbatuar kështu teknikën e siluetës.

Stola ishte një veshje tipike romake për gra, që kishte të bënte me një mantel të gjerë prej leshi të gjatë deri te këmbët, kun ë pjesën e belit shtrëngohej me një rrip cingulum[la]. Kjo veshje pati përdorim të gjerë në epokën e vonë republikane, e cila përdorej nga gratë romake si fustan për të dale dhe shpeshherë i shoqëruar me një mantel të madh palla[la], që mbulonte shpatullat dhe kokën.

The Establishment – është një term që rrjedh nga gjuha angleze dhe përdoret për të përshkruar një grup ose elitë mbizotëruese, e cila kontrollon një politikën e një shteti. Termi në kuptimin e tij modern u popullarizua nga gazetari britanik Henry Fairlie, i cili në shtator të vitit 1955, në revistën londineze The Spectator përcaktoi rrjetin e njerëzve të shquar dhe të lidhur mirë e të pathyeshëm mes tyre si “Establishment”. Kjo formë organizimi politik- shoqëror përbëhet nga një grup i mbyllur njerëzish të pushtetshëm që zgjedh anëtarët e tij,

ose strukturat elitare të ngulitura në institucione qeveritare. Në zhargonin e sociologjisë, kushdo që nuk i përket The Establishment etiketohet si i huaj (në krahasim me një “të brendshëm”). Ideologjitë antiautoritare anti-establishment vënë në dyshim legjitimitetin e institucioneve, madje duke e parë ndikimin e tyre në shoqëri si jodemokratik.

The strip është një term, i cili lidhet ngushtësisht me zhanrin artistik të novelës grafike, që do të thotë “fashë, shirit”. Kjo mënyrë e të vizatuarit në seri, ku skenat pasonin njëra- tjetrën u shfaq për herë të parë në Amerikën e Veriut në fund të shekullit të XIX-të, me realizimin e personazhit The Yellow Kid. Ky zhanër artistik që kombinon fjalët me imazhet u zhvillua gradualisht, duke mbërritur në atë që sot njehet si strip art. The Glasgow Looking Glass ishte botimi i parë i prodhuar në masë, i cili në brendësi të tij lëvroi zhanrin e novelës grafike, duke u konsideruar si strip-i i parë në botë. Libër ky i shkruar dhe i ilustruar nga William Heath, ku përmes satirës dhe humorit ironizonte jetën politike e shoqërore të Skocisë në vitet 1820. Një formë të tillë artistike e ka përdorur edhe karikaturisti anglez i shekullit të XVIII-të William Hogarth në realizimin e karikaturave të tij.

Trakt është një fletushkë e shtypur, e cila ka si përmbajtje një thirrje, një parullë apo një çështje politike të kohës. Një trakt afishohet duke u ngjitur në murë ose shpërndahet nën dorë fshehurazi.

Traktati i Varshavës u mbajt më 14 maj të vitit 1955Varshavë të Polonisë. Ky traktat bashkoi bashkë tetë shtete të Evropës qendrore dhe lindore si: Shqipëria, Hungaria, RD e Gjermanisë, Polonia, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Rumania dhe Bullgaria të cilët së bashku nënshkruan një pakt, që kishte në thelb fuqizimin e miqësisë, bashkëpunimin, shkëmbimin e ndihmës reciproke, garantimin dhe ruajtjen e paqes mes tyre. Traktati hyri në fuqi më 5 qershor të të njëjtit vit. Shqipëria në krahasim me shtetet e tjera anëtare vendosi që në vitin 1968 të dilte nga ky traktat. Kjo pasi në dhjetor të vitit 1961 Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me BRSS dhe Organet kryesore të traktatit ishin me qendër në Moskë, si Byroja e Këshillit Politik ashtu dhe Kryekomanda e Bashkuar. Bashkimi Sovjetik duke qenë drejtues i Traktatit të Varshavës fuqizoi edhe më tepër kontrollin e saj mbi shtetet e tjera anëtare, duke iu imponuar atyre të shtuquajturin “sovraniteti i kufizuar kombëtar”.

Ucronia – është një term që rrjedh nga greqishtja e vjetër οὐ – pa dhe χρόνος – kohë që do të thotë “pa kohë” , në analogji me utopinë që do të thotë “pa vend”. Aiky term tregon

rrëfimin letrar, grafik ose kinematografik të asaj që mund të kishte ndodhur nëse një ngjarje e veçantë historike do të kishte shkuar ndryshe. Termi u krijua nga filozofi francez Charles Renouvier në një nga eset e tij (Uchronie), që u botua në vitin 1857. Anglofonët në vend të kësaj përdorin termin alternate history, e cila katë bëjë me histori alternative, duke iu referuar një realiteti tjetër, të ndryshëm që ecën paralelisht me atë real.

Σἶδος[grc]-eidos – është teoria e formave ose teoria e ideve, e cila i referohet një koncept ose botëkuptimi filozofik, që i atribuohet Platonit, se bota fizike nuk është aq reale apo e vërtetë sa idetë e përjetshme, absolute, të pandryshueshme. Sipas kësaj teorie, idetë në këtë kuptim, shpesh të shkruara me shkronja të mëdha dhe të përkthyera si “Ide” ose “Forma”, janë esenca jofizike e të gjitha gjërave prej të cilave objektet dhe materia në botën fizike janë thjesht imitime.

Σἴδωλον[grc]-eidolon – është një term, që rrjedh nga letërsia e lashtë greke, një eidolon I referohet një “imazhi” apo “idhulli”. Ky term është I lidhur ngushtë me imazhin shpirtëror të një shenjti.

Σἰκόνα-eikṓn-ikonë – është një term që i përket greqishtes bizantine, por do të ishte gjuha ruse ajo që do ta përdorte gjerësisht si term me fjalën ικονα[ru]-ikonë, që do të thotë “imazh” apo “i ngjashëm”. Ky term i referohet pikturimit në dru të portreteve të shenjtëve dhe skenave të marra nga Bibla, mbështetur në kontekstin e kulturës së krishterë bizantine dhe sllave. Në gjenezën e gjatë të ikonografisë së krishterë, ikona mori fizionominë e saj të mirëfilltë rreth shekullit të pestë.

少年[ja]  shonen manga – është një fjalë që vjen nga gjuha japoneze dhe do të thotë

“djalë”. Në zhanrin e novelave grafike kanë të bëjnë me një kategori manga që synojnë kryesisht një auditor meshkujsh, nga mosha shkollore deri në moshën madhore. Revistat kryesore të specializuara në botimin e manga shōnen janë: Weekly Shōnen Jump, Weekly Shōnen Sunday e Weekly Shōnen Magazine.

Vademecum – është një term, që rrejdh nga gjuha latine me tok fjalëshin “vade mecum”, që do të thotë “shkon me mua”, me kuptimin figurativ “të jap një dorë”, për sa i përket një fushe të caktuar hulumtuese. Vademecum është një udhëzues ose një përmbledhje që përmban nocionet më të rëndësishme të një teme përgjithësisht shkencore, artistike apo teknike. Në këtë pikëpamje vademecum është një përmbledhje informacioni në formë

kërkimore shkencor në lidhje me një fushë të caktuar apo një teknike artistike të caktuar, duke evidentuar dhe dhënë përgjigje çështjeve më kuptimplota rreth studimit në fjalë.

SHKURTIME GJUHËSORE

[de] – gjermanisht
[en] – anglisht
[es] – spanjisht
[fr] – frëngjisht
[grb] – greqishte bizantine (mesjetare)
[grc] – greqishte e lashtë
[it] – italisht
[ja] – japonisht
[la] – latinisht
[ru] – rusisht
[sr] – serbisht
[tr] – turqisht

Literatura